Klubet që kërkojnë të afrojnë në skuadër Robert Lewandowskin duhet të paguajnë jo më pak se 40 milionë euro.
Është ky çmimi që Bayern ka vendosur për kartonin e yllit polak, i cili mesa duke e ka ndarë mendjen se do të largohet.
33-vjeçari ka dhe një vit kontratë me bavarezë, mirëpo sipas mediave të njohur në gjermani, drejtuesit e kampionëve po mendojnë që tani si të përfitojnë sa më shumë nga lojtari. Negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë shkuar ashtu siç të gjithë tifozët bavarezë prisnin, kjo jo vetëm nga dëshira e lojtarit për t’u larguar, por edhe strategjisë që Bayern-i po ndjek.
Klubi gjerman synon të mos rinovojë për më shumë se një vit kontratat e lojtarëve që i kanë kaluar të 30-at dhe një prej tyre është dhe Robert Lewandowki. 33-vjeçarit i është ofruar një kontratë njëvjeçare, ndërsa vetë polaku synon që ajo të jetë të paktën edhe për dy vite të tjera.
Megjithatë, nga ana tjetër, interes për lojtarin ka dhe nga klube të mëdha si Juventus, PSG apo Barcelona, e cila duket më afër për të marrë shërbimet e sulmuesit. Vetëm këtë sezon, Robert Lewandowki ka realizuar 47 gola dhe gjashtë asiste në 42 ndeshje.