Deputetët britanikë të gatshëm të përballen ligjerisht me Johnsonin për Brexit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit britanikë janë duke përgatitur masa ligjore në rast se kryeministri Boris Johnson përpiqet ta kundërshtojë legjislacionin që e obligon atë të kërkojë shtyrje të Brexit-it, raporton BBC.

Dhoma e Lordëve, e njohur ndryshe si dhoma e lartë e kuvendit britanik, e miratoi të premten rezolutën e opozitës, me të cilën kryeministri detyrohet të kërkojë shtyrje të Brexit-it nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të shmanget largimi pa marrëveshje.

Pritet që Mbretëresha Elizabetë ta nënshkruajë atë dhe ta shndërrojë në ligj të hënën.

Qeveria ende nuk i ka komentuar këto raportime. Sipas BBC-së, disa ligjvënës, përfshirë edhe deputetët e përjashtuar nga Partia Konservatore këtë javë, e kanë përgatitur një ekip ligjor dhe janë të gatshëm të shkojnë në gjykatë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për zbatimin e këtij legjislacioni.

Në anën tjetër, kryeministri Johnson, i cili erdhi në pushtet në korrik, pas dorëheqjes së ish-kryeministres May, është i vendosur ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje me liderët evropianë.

Ai e ka bërë të qartë se nuk planifikon të kërkojë ndonjë afat shtesë nga BE-ja. Madje, ai ka thënë se më parë do të pranonte të mbytet në pus, sesa ta kërkojë një gjë të tillë, shkruan “Reuters”.

Share This Article