Mbretëresha Elizabetë feston ditëlindjen e 96-të me një ceremoni madhështore

albnews
By
2 Min Read

Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë, ka festuar ditëlindjen e saj të 96-të në shtëpinë e saj, ku armët shpërthenin nga ushtarët në formë përshëndetjeje së bashku me grupet ushtarake të cilët luanin këngën “Happy Birthday”.

Mbretëresha u shfaq në mes të dy ponëve të bardhë, teksa pozonte për ditëlindjen e saj.

Ministrat e qeverisë iu bashkuan anëtarëve të familjes mbretërore për t’i dërguar urimet e tyre më të mira mbretëreshës.

Ajo ka udhëtuar nga Kështjella Windsor për të festuar ditëlindjen e saj në pronën e saj në Sandringham, Norfolk.

PrincI William së bashku me gruan e tij Kate kanë uruar përmes ‘Twitter’ duke e quajtur “frymëzim” për kaq shumë vite në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një frymëzim për kaq shumë në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelthin dhe botën, është veçanërisht e veçantë të festosh në këtë vit jubile të Platinit.”

Kryeministri Boris Xhonson i uroi mbretëreshës ditëlindjen duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule me një video-mesazh ku tha “70 vjet shërbim të përkushtuar dhe të patëmetë për vendin tonë dhe komunitetin.”

Prodhuesi i lodrave ‘Mattel’ lançoi një kukull përkujtimore Barbie të mbretëreshës të veshur me një fustan fildishi me brez blu dhe të veshur me diademën e saj të dasmës për të shënuar jubileun.

Share This Article