Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për ndërhyrje në proces

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Gjukata e Tiranës vendosi të njohë Enleled Alibeajn si palë ankimuese në procesin mes dy PD- ve, Sali Berisha akuzoi  ambasadoren amerikane, Yuri Kim për ndërhyrje në gjykatë lidhur me lëtë çështje gjyqësore. Ai i kërkoi qeverisë së SHBA që përfaqësuesja e saj në Tiranë të ndërpriste ndërhyrjet e saj në proceset gjyqësore.

Ai u shpreh se ka 3 burime që vërtetojnë akuzat e tij dhe kur u pyet gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se përse nuk i bën publike, Berisha tha se “nëse autoritetet e SHBA-ve e kërkojnë do tregojë gjithçka di”.

Spekullimet se Ambasadorja amerikane në Tiranë po mundohet të zhvendosë trajektoren e drejtësiëe lindën në fillim të këtij prilli, kur ndonëse gjykata kishte njohur Komisionin e Rithemelimit në krye të drejtimit të PD, Yuri Kim provokonte se ajo njihte Alibeajn. Ajo zhvilloi një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e cilësoi “kryetar të PD-së”.

Në një postim në Twitter lidhur me takimin, Kim shkruajti:

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh”. Në fund theksoi:“Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”.

Share This Article