Dy fëmijë të vegjël u kapën në flagrancë pasi shkaktuan një “cunami me bojë” – duke mbuluar të gjithë kuzhinën dhe duke u zhytur kokë e këmbë në bojë.
Sipas mediave të huaja, Hayley Kidd, 27 vjeçe, nga Knaresborough, North Yorkshire – Angli, ishte duke bërë rinovimin e kuzhinës të hënën, ndërsa fëmijët e saj Bonnie, katër vjeçe dhe Harry, një, luanin jashtë në kopsht.
Ajo u ngjit lart për të përdorur tualetin ndërsa fëmijët ishin të zënë, por kur u kthye më pak se pesë minuta më vonë, gjeti atë çfarë as që do t’i shkonte ndër mend ndonjëherë.
Ajo gjeti dy vogëlushët që kishin lyer veten dhe të gjithë kuzhinën, duke përfshirë dyshemenë, dollapët dhe sipërfaqet.
Një gjë e tillë vlerësohet t’i ketë kushtuar Hayley-t të rreth 600 euro, sepse ajo thotë se duhet të zëvendësojë furrën, ventiluesin, mikrovalën dhe madje edhe prizat.
Hayley tha: “Kjo është ndoshta dita më e keqe e jetës sime, por ishte qesharake dhe tani ka ndodhur”.