ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kush është Dan Driscoll, “djali me dron” i Trump, që merr një rol kyç në bisedimet për Ukrainën? 2 minutes ago
Adoleshentët ngrenë padi në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të mediave sociale në Australi 4 minutes ago
Titujt e Gazetave në Uk 8 minutes ago
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 10 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

CIA e shqetësuar: Kujt do t’i mbetet arsenali i madh i armëve që po dërgon Perëndimi në Ukrainë

albnews by albnews
23 April, 2022
in Bota
0
CIA e shqetësuar: Kujt do t’i mbetet arsenali i madh i armëve që po dërgon Perëndimi në Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Gian Micalessin

Në selinë qendrore të CIA-s amerikane, Lengli, kanë nisur të bëjnë disa llogari, duke iu frikësuar fatit të armëve të shumta që janë dërguar dhe po dërgohen në Ukrainë. Në fillim të luftës, lista e armatimeve përfshinte vetëm furnizimet prej 2.7 miliardë dollarësh që mbërritën pas vitit 2014, dhe shtimin e rreth 200 milionë dollarëve ndihmë të cilën Xho Bajden e premtoi në dhjetorin e vitit të kaluar.

RelatedPosts

Kush është Dan Driscoll, “djali me dron” i Trump, që merr një rol kyç në bisedimet për Ukrainën?

Adoleshentët ngrenë padi në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të mediave sociale në Australi

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Pas pushtimit rus dërgesat u shtuan në mënyrë drastike. Sipas të dhënave zyrtare nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, ngarkesa me vlerë 3.4 miliardë dollarë u nisën për në Kiev duke filluar nga 24 shkurti. Këtyre i shtohen 800 milionëve ndihmë shtesë të premtuara nga Bajden, dhe që do të shpërndahen duke nisur nga java e ardhshme.

Pra armë me vlerë rreth 7.1 miliardë dollarë, janë sot pjesë e arsenalit të ushtrisë ukrainse. Një ndihmë së cilës duhet t’i shtohen dërgesat që janë të  barabarta me rreth 1.6 miliardë dollarë vetëm nga vendet evropiane, dhe mbi 550 milionë ndihmë e dhënë  nga Britania e Madhe.

Pra mbi 9 miliardë dollarë armë, të cilat siç shpjegoi së fundmi në kushte anonimiteti një zyrtar i inteligjencës amerikane për CNN, askush nuk e di saktësisht se ku përfunduan apo si janë përdorur. Dhe kjo e panjohur nuk është një problem i vogël.

Sepse në Lengli nuk i kanë harruar problemet pas tërheqjes së Rusisë nga Afganistani në vitin 1989. Menjëherë pas dhe gjatë gjysmës së parë të viteve 1990, CIA u detyrua të gjurmonte dhe më pas të blinte raketat “Stinger” që mbetën në duart e muxhahidinëve, që rrezikonin t’i shiteshin grupeve terroriste apo vendeve armike që ishin të gatshme ta kopjonin teknologjinë e tyre.

Dhe rasti i Ukrainës nuk është i ndryshëm. Edhe për shkak se armët, pasi u shpërndahen emisarëve ukrainas që i presin në bazat e NATO-s në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, humbin gjurmët shumë shpejt.

“Për një kohë të shkurtër ne mund të mbështetemi tek një besnikëri e caktuar. Por kur ngarkesat e armëve hyjnë në zonën e luftës, kjo besnikëri reduktohet në zero. Armët përfundojnë shumë shpejt në një vrimë të zezë të madhe, nga e cila nuk del asnjë informacion”- shpjegojnë për CNN burimet e inteligjencës amerikane.

Kjo deklaratë bën të qartë se NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk kanë asnjë kontroll mbi destinacionin dhe përdorimin e këtyre dërgesave. Nga këtu burojnë edhe shqetësimet e drejtuesve të CIA-s.

Nëse qoftë edhe vetëm një numër i vogël raketash antitank apo kundërajrorësh do të binte në duart e grupeve jashtë kontrollit të ushtrisë ukrainse, Evropa do ta gjente veten përballë një kërcënimi shumë tinëzar brenda kufijve të saj.

Ndonjë nga grupet e ndryshme nacionaliste dhe ekstremiste të angazhuar aktualisht në anën e Kievit, pas një armëpushimi të mundshëm, mund t’i përdorë ato armë në përpjekje për të kapur pushtetin. Për shkak të këtyre paqartësive, sipas burimeve të inteligjencës që kanë folur për CNN, bëhet shumë e rrezikshme që të plotësohen të gjitha kërkesat që vijnë nga Volodimir Zelenski dhe qeveria e tij.

“Ata janë në luftë dhe çdo gjë që bëjnë apo thonë publikisht, synon që t’i japë avantazh dhe fitoren e luftës”- shpjegojnë burimet e CNN, që kujtojnë se në çdo konflikt, shqetësimi kryesor i atyre që gjenden të rrethuar është t’i garantojnë vetes ndihma gjithnjë e më të konsiderueshme ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, ata që i furnizojnë duhet të mos harrojnë se në të ardhmen këto armë mund të përdoren kundër tyre. / “Il Giornale” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kush është Dan Driscoll, “djali me dron” i Trump, që merr një rol kyç në bisedimet për Ukrainën?

Kush është Dan Driscoll, “djali me dron” i Trump, që merr një rol kyç në bisedimet për Ukrainën?

26 November, 2025
Adoleshentët ngrenë padi në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të mediave sociale në Australi

Adoleshentët ngrenë padi në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të mediave sociale në Australi

26 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në Uk

26 November, 2025
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result