Veseli: Jam i tronditur nga vdekja e hershme e Artan Venharit

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur dhembje me ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të parashutistit Artan Venharit.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen Venhari, për ne dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Veseli.

Artan Venharit sot ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Jam i tronditur nga vdekja e hershme e Artan Venharit. Ishte shumë i ri dhe plot jetë për t’u ndarë kaq herët me ne. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen Venhari, për ne dhe gjithë Kosovën.

Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri shembull, që dha kontribut të çmuar si pjesë e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe si aktivist i shoqërisë civile. Ngushëllime familjes Venhari dhe gjithë miqve të tij. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Artan!

Share This Article