• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Ndryshimet gjuhësore dhe pastërtia e shqipes, flasin ekspertët

Ndryshimet gjuhësore dhe pastërtia e shqipes, flasin ekspertët

by albnews
7 September, 2019
in Albania
0
3
VIEWS

Në Tiranë, studiues dhe qytetarë, të vëmendshëm ndaj çështjeve kulturore, diskutojnë me shqetësim mbi pastërtinë e gjuhës shqipe dhe ndikimit të saj nga gjuhë të tjera.

Autoritetet e kanë kthyer lëndën e shqipes në shkollat e mesme, por sërish problemet janë të dukshme.

Studiuesit shqipes pohojnë se ndikimi prej gjuhëve të tjera, apo hyrja e fjalëve nga gjuhë të tjera janë dukuri që përsëriten në shekuj dhe u ndodhin të gjithë gjuhëve. Por mësimi i Gjuhës shqipe nuk mjafton thjesht të ndalet rregullat e drejtshkrimit. Alarmi i vërtetë sot, sipas studiueses Enkeleida Kapia, është mospërdorimi i dendur i gjuhës shqipe me shkrim e lexim.

“Nxënësit nuk lexojnë më, ata nuk shkruajnë më. Disa nga rregullat drejtshkrimit, për të cilat ne jemi të shqetësuar sot, vijnë pikërisht nga leximi i theksuar dhe shkrimi i theksuar, praktikave që ne kemi në shkolla. Ato vijnë edhe për shkak se si e konceptojmë mënyrën e mësimit të gjuhës amtare, duke filluar nga programet e formimit të mësuesve” – tha gjuhëtarja Enkeleida Kapia, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, raporton Zëri i Amerikës.

Vitet e fundit është rritur vëmendja shtetërore ndaj gjuhës shqipe dhe po shtohen orët e mësimit në programet shkollave. Kjo vjen për shkak të shqetësimit të përgjithshëm se gjatë tranzicionit shqipja u destabilizua dhe mori ndikime e goditje nga më të ndryshmet, thotë studiuesja Anila Omari.

“Ndryshimet kryesore janë në fushën e leksikut, që është edhe pjesa më e lëvizshme e gjuhës, dhe më të ngadalshme janë në gramatikë e në sintaksë. Edhe atje vihen re ndryshime. Shikojmë forma të çuditshme të emrave në numrin shumës si shall / shaje, link / linqe, truk / truqe” – tha Omari.

Shqipja është vazhdimisht nën presionin e gjuhëve me status ndërkombëtar si anglishtja, por po aq i madh është ballafaqimi i saj me gjuhët e vendeve fqinje si italishtja dhe greqishtja për shkak të emigrimit dhe shkëmbimeve ekonomike.

Kjo është fusha e parë ku duhet bërë kujdes më i madh, thotë Valter Memisha, drejtues i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.

“Në radhë të parë është ndikimi në leksik, ku futen shumë fjalë. Ka një konkurrencë të gjerë fjalë shqipe / fjalë e huaj. Njerëzit janë pragmatistë dhe përdorin fjalën që kanë më lehtë. Por institucioni ynë punon t’i japë përparësi fjalës shqipe” – thotë Memisha.

Emigrimi i shpeshtë, tregtia me të huajt, shkollimet jashtë vendit, apo pushtimet shumë-shekullore, janë dukuri të përbotshme, ku gjuhët ndikohen shumë nga njëra tjetra.

Nevoja kryesore për shqipen është se në shkolla duhet të mësohen etapat e zhvillimit historik të saj, në mënyrë që ajo të njihet sa më thellë, pohojnë studiuesit, sepse kështu ajo mbrohet më mirë.

“Mendoj se alarmi që është ngritur më tepër me faktin që ne si popull, për shkak të mënyrës se si jemi shkolluar, nuk njohim mirë fazat historike të zhvillimit të shqipes. Nëse do t’i njihnim mirë këto faza, nuk do ta quanim këtë periudhë ku jemi si një rrezik i jashtëzakonshëm. Këto kanë ndodhur në periudha të ndryshme në të gjitha gjuhët, sepse përndryshe ne do të vazhdim të flisnim gjuhën e Budit dhe të Bogdanit” – tha Kapia.

Shkurtimet e fjalëve në komunikimet e rrjeteve siç nuk e prishin gjuhën, thekson nga ana tjetër Omari, por vëmendja e qytetarëve dhe administratës ndaj gjuhës duhet të jetë më e madhe dhe përmirësime po ndjehen si nga futja e redaktorëve gjuhësorë ashtu edhe nga futja e gjuhës shqipe në shkollat e mesme.

“Shkolla është baza për çdo gjë dhe aty duhet mëshuar më shumë. Mësimdhënia dhe trajnimi i mësuesve janë pika ku duhet patur shumë kujdes, sepse edhe aty ka mungesa. Gjithashtu duhet një reformë me tekstet, duhet një rikonceptim i mësimdhënies së gjuhës dhe letërsië shqipe në shkollë. Është gjë e mirë që edhe shteti e ka kthyer vëmendjen ndaj gjuhës dhe ndoshta bëhet diçka në këtë aspekt, pra në mësimdhënie” – tha Omari.

Marrëdhëniet e shqipes me dialektet e saj në krahinat më të larmishme, sepse ende nuk është studiuar plotësisht struktura sintaksose dialektore e saj.

Memisha thotë se një nga projektet më të rëndësishme të institutit që ai drejton është ai mbi variacionet sintaksore të shqipes.

Ai shton se kujdesi për shqipen është i përditshëm, pavarësisht se sfidat janë të shumta.

“Ne duhet të ruajmë atë që është kryesorja: strukturën gramatikore. Një gjuhë e përcakton struktura gramatikore. Nëse prishet struktura gramatikore, në sintaksë dhe në gramatikë, atëherë prishet fytyra e gjuhës dhe gjuha do të shuhet edhe vdesë dalëngadalë. Shqipja është një nga gjuhët më vitale në botë. Jemi një popull i vogël dhe kemi një gjuhë që nuk është asimililuar, edhe pse pushtuesit tanë kanë qenë këtu me shekuj” – tha Memisha.

Pas botimit të Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, studiuesit po përgatitin Fjalorin Historik të Shqipes si dhe punojnë me fjalorët e leksikografisë dialektore, për një fjalor të plotë gjuhës shqipe, për një gramatikë të plotë të shqipes, duke bashkërenduar veprimtarinë shkencore me qendrat studimore në Prishtinë dhe universitete të tjera.

Previous Post

Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

Next Post

Trajneri i Anglisë lavdëron Kombëtaren e Kosovës

albnews

albnews

Related Posts

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit
Albania

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit
Albania

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Albania

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji

21 August, 2025
Next Post
Trajneri i Anglisë lavdëron Kombëtaren e Kosovës

Trajneri i Anglisë lavdëron Kombëtaren e Kosovës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
E kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5767 shares
    Share 2307 Tweet 1442
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2946 shares
    Share 1178 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2849 shares
    Share 1140 Tweet 712
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM