ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 10 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 10 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 10 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 10 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Viti i Loriana Kukës

albnews by albnews
8 September, 2019
in Kosova
0
Viti i Loriana Kukës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gara të rëndësishme e presin Loriana Kukën deri në fund të vitit, njëjtë si pjesën tjetër të ekipit të Kosovës në xhudo. Por 2019-a mund të vlerësohet vit i përmbyllur për kolosen e re të xhudos kosovare. I përmbyllur me shumë sukses madje.

22-vjeçarja që ka nisur të garojë për Kosovën vetëm në shkurt të vitit 2017, gjatë 2019-s ka fituar medalje në dy ngjarjet më të mëdha të xhudos. Në të dyja rastet nuk ishte favorite për medalje e nuk ishte as bartëse, shkruan Koha Ditore.

“Shpresoj që vitin tjetër të fitoj medalje olimpike”, ka thënë ajo për gazetën.

RelatedPosts

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Policia bastis 5 vende në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një 73-vjeçar

Në të vërtetë, pas bilancit gjatë 2019-s, medalja olimpike ka mbetur e vetmja që nuk është fituar nga Loriana, kur të llogariten ngjarjet më të mëdha. Ajo tashmë ka medalje nga kampionati evropian e po ashtu nga kampionati botëror.

Medalje të tjera synon Loriana, natyrisht. Synon të fitojë prapë në kampionate evropiane e botërore, të shpallet edhe kampione. Por synim të madh të radhës e ka medaljen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që mbahen verën e ardhshme. Për vitin tjetër do të synojë edhe medalje në kampionatin evropian për seniorë dhe kështu të vazhdojë ngritjen e madhe.

Ngritja e saj e deritashme ka qenë e jashtëzakonshme.

Loriana, që është mbesa e trajnerit Driton Kuka, është rritur në Zvicër dhe për një kohë të gjatë është marrë me xhudo në atë vend. Në vitin 2016 mori vendimin që të vendosej në Kosovë, në Pejë, dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka. Karriera e saj në xhudo nuk po zhvillohej tutje në Zvicër dhe për hapin e radhës e nevojshme ishte bashkëpunimi me trajner të nivelit më të lartë botëror dhe të jetë në një ekip me xhudistet elitare botërore. Këto ia ofronte klubi “Ippon” në Pejë. Pra, ajo la jetën në Zvicër për të ndjekur ëndrrën e xhudos në qytetin e Pejës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result