Merkatoja e verës e ka gjetur Arsenalin me sytë nga ylli i Romës Tammy Abraham.
Ekipi londinez ka kërkuar ta afrojë 24 vjeçarin në skuadër që prej verës së kaluar por kjo marrëveshje nuk u arrit për shkak se Abraham firmosi me Romën. Tashmë Roma ka kërkuar një shifër prej 67 milionë paund për ta lënë të lirë sulmuesin.
Arsenali ka në fokus të forcojë sulmin sezonin e ardhshëm ndaj afrimi i anglezit do të ishte i rëndësishëm për skuadrën. Dëshirat e klubit janë që të arrijnë nënshkrimin me sulmuesin këtë muaj, ndërkaq vetë Abraham i ka dhënë një shpresë Arsenalit duke u shprehur në një deklaratë për mediat se dëshiron të rikthehet në Premier League.
“Është një ndjenjë e bukur të shohësh emrin tënd kudo nëpër gazeta, do të vazhdoj të shqyrtoj ofertat e të gjitha klubeve për të ardhmen time. Jam rritur në Angli, jam një djal londinez dhe në të ardhmen mund të rikthehem në Premier League.
Momentalisht jam i fokusuar tek Roma që të jap më të mirën time dhe të ndihmoj këtë klub të fitoj një trofe”. Abraham ka spikatur me performancën e tij në Itali këtë sezon duke shënuar 15 gola në 33 ndeshje të aktivizuara.