Pasi në të gjitha mediat italiane u dha lajmi se Mino Raiola, agjenti i famshëm i futbollistëve, kishte ndërruar jetë, spitali ku është shtruar 54-vjeçari përgënjeshtroi lajmin.
Alberto Zangrillo, doktor në spitalin San Raffaele, u shpreh: “Jam shumë i indinjuar nga telefonatat e pseudogazetarëve që spekulojnë mbi jetën e një njeriu.
“Mino Raiola është ende gjallë dhe po lufton”, shtoi doktori.
Italiani ka disa muaj i sëmurë dhe kreu një operacioni urgjent në janar, në Milano.
Mino Raiola është agjent i disa prej lojtarëve më të kërkuar në botë, si Erling Haaland, Paul Pogba, Gigio Donnarumma, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Stephan De Vrij, Mathijs De Ligt apo Mario Balotelli.