Fitimi i bankës britanike Barclays bie 18 për qind në tremujorin e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka shumëkombëshe britanike Barclays regjistroi rënie të fitimit të saj në tremujorin e parë të 2022, sipas rezultateve financiare të publikuara sot.

Fitimi që u atribuohet aksionarëve ra në 1.4 miliardë funta (1.76 miliardë dollarë) në periudhën janar-mars, një rënie prej 18 për qind nga 1.7 miliardë funta (2.2 miliardë dollarë) në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër të ardhurat e saj totale u rritën 10 për qind në 6.5 miliardë funta (8.1 miliardë dollarë), nga 5.9 miliardë funta (7.4 miliardë dollarë) në bazë vjetore.

Shefi ekzekutiv i Barclays Group, Coimbatore Sundararajan Venkatakrishnan tha se paqëndrueshmëria e tregut është shkaktuar nga sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, përfshirë luftën në Ukrainë dhe nga ndikimi i normave më të larta të interesit në SHBA dhe Britani të Madhe.

Share This Article