Disa nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit ka të ngjarë të nënshkruajnë marrëveshje të reja në javët dhe muajt e ardhshëm.
Reds njoftuan gjatë të premtes se menaxheri Jurgen Klopp ka nënshkruar një zgjatje dyvjeçare të marrëveshjes së tij.
Klopp tani është i angazhuar në Liverpool deri në verën e vitit 2026.
Rinovimi i kontratës nga trajneri gjerman pritet të kete ‘efekt domino’ te lojtarët, ku pesë nga ta pritet të nënshkruajnë kontrata të reja.
Sipas The Mirror, lojtarë si Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë gati të nënshkruajnë kontratat e reja pas rinovimit të Kloppit.
Klubi gjithashtu po punon në vazhdimin e kontratës edhe me tre lojtarë tjerë si Naby Keita, Roberto Firmino dhe James Milner.
Liverpool ende po konkurron për katër trofe, pasi përveç triumfit të tyre në Carabao Cup, ata luftojnë në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.