Rusia ka lidhje të fuqishme ekonomike me Balkanin, duke kontrolluar sektorët kyçe në Serbi dhe Bosnjë.
Përmes këtyre vendeve dhe konkretisht Serbisë, ajo kontrollon një pjesë të mirë të këtij rajoni nëpërmjet furnizimit me gaz, duke rritur kështu ndikimin politik në oborrin e Bashkimit Europian.
Në këtë mënyrë, Rusia synon të përdorë këtë hapje gjeopolitike për të ribërë ndarjet rajonale dhe të dëmtojë integrimin e rajonit në BE.
Kremlini e sheh Ballkanin si një bllok të rëndësishëm ndërtimi në strategjinë e tij globale për të tejkaluar SHBA-në dhe BE-në, e të pozicionohet si ndërmjetësi i rëndësishëm i energjisë.
Kjo strategji ka qenë e dukshme në Lindjen e Mesme (Siri dhe Turqi), Azinë Qendrore, Afrikë dhe gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut.
Firmat energjetike ruse janë nga më të fuqishmet në Ballkan dhe mund të investojnë pasi kanë mjetet e nevojshme financiare. Ato kanë interes në radhë të parë në sektorë ku bëhet fjalë për ngritje sistemesh tubacioni, linjash përçuese dhe rezervuarësh.
Kjo ka të bëjë me faktin që Ballkani ka një lloj funksioni tranziti për firmat ruse të sektorit të energjisë, për naftë dhe gaz”. Kush i druhet varësisë nuk duhet të harrojë se veçanërisht sektori i energjisë është statik dhe nuk mund të ndryshohet lehtë pasi janë ngritur tubacionet e naftës apo gazit.
Por vendet e Ballkanit gjykojnë në mënyrë kontradiktore. Nga njëra anë fondet e investitorëve rusë janë të mirëpritura dhe nga ana tjetër shtohet shqetësimi për rrezikun e ushtrimit të presionit politik.