Brazil, për 24 orë mbi 48000 të infektuar nga Covid-19 dhe kanë vdekur 1.252

albnews
By
1 Min Read

Vazhdon të rritet numri i personave, të cilët janë të infektuar me koronavuirusin e ri në Brazil, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48.105 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 1.496.858 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja kanë vdekur 1.252 persona, ashtu që numri i viktimave ka arritur pothuaj 62.000, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, transmetojnë mediat britanike.

Brazili gjendet në vendin e dytë, pas SHBA-së, sipas numrit të të sëmurëve dhe rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Share This Article