Në Virginia, afër Uashingtonit, në Amerikë, një bashkëpunim mes tetë birrarive lokale po sjell një produkt sa mbresëlënës, aq edhe simbolik për luftën në Ukrainë.
Amerikanët po prodhojnë një birrë, e cila është e stampuar me një logo kreative kundër presidentit rus Putin, e krijuar nga birraria Pravda në Lviv, në Ukrainë, e famshme për shkak se në fillimin e luftës u përkushtua në prodhimin e molotovëve kundër rusëve, duke hequr dorë nga prodhimi i birrës.
Logoja e marrë nga birraria ukrainase tregon presidentin rus Vladimir Putin me një bombë në dorë, duke u ulur mbi një lum që rrjedh gjak dhe poshtë imazhit, një shprehje ofenduese në gjuhën ukrainase.
Pronari i birrarisë, Ornery, Randy Barnette, që është iniciator i nismës shprehet se synimi është që nëpërmjet shitjes së birrës të mblidhen para që do dërgohen si donacione në Ukrainë. Objektivi i tyre është të mbledhin 20 mijë dollarë