Skandal te Bayern Munchen. Pasi siguruan titullin kampion dhe i lejuan vetes të humbisnin 3-1 përballë Mainz, një grup i futbollistëve zhvilluan pushime në Ibiza, edhe pse sezoni ende nuk ka përfunduar.
Lojtarët shfrytëzuan dy ditët e lejes të dhëna nga trajneri Nagelsman dhe morën me qira një prej ishujve ekzotikë spanjollë.
Kaq mjaftoi që sportistët të vendoseshin në qendër të kritikave, për mungesë profesionalizmi. Edhe pse i dhuruan Bayernit titullin e dhjetë me radhë, Bundesliga përfundon pas dy javëve. Mungesa e seriozitetit dhe vlerësimit u kritikua nga mediat gjermane dhe legjendat e klubit bavarez.