Richarlison rrezikon të dënohet rëndë nga Federata Angleze e Futbollit, për shkak të festimit të tij pas golit që i shënoi Chelsea-t, në ndeshjen që Everton e fitoi 1-0.
Sulmuesi brazilian, pasi dërgoi topin në rrjetë, mori një nga flakadanët e hedhur nga tifozët e tij dhe e ktheu drejt shkallëve të stadiumit.
Edhe pse Richarlison e hodhi flakadanin në një zonë pa tifozë të stadiumit “Goodison Park”, veprimi që bëri mund të konsiderohet “sjellje e dhunshme” dhe mund t’i sjellë një dënim të ashpër.