Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave në Shqipëri tregojnë se në muajin mars të këtij viti importet e karburanteve kapën vlerën 39 mijë tonë me një ulje 16 për qind në krahasim me marsin e vitit 2021, por gjithsesi ato mbeten të larta krahasuar me të njëjtin muaj te viteve 2015-2019.
Për të gjithë 3-mujorin e parë të vitit 2022 importet e naftës pësuan rritje vjetore me vetëm 0.8 për qind.
Importet e naftës ishin në rritje të shpejtë para se të niste lufta në Ukrainë. Në janar 2022 importet shënuan rritje vjetore me 13 për qind dhe në shkurt 8.4 për qind, për të pësuar një rënie të shpejtë pasi nisën sulmet ruse në Ukrainë dhe çmimet nisën rritjen, raporton Monitor.
Burimet nga tregu pohojnë se, konsumi i naftës në Shqipëri ka treguar se është rezistent ndaj rritjes së çmimeve.
Makina konsiderohet si një mjet i domosdoshëm, për shkak të transportit jo cilësor publik. Aktorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit të karburanteve është konstatuar më shumë në sektorin e ndërtimit, i cili për momentin ka pezulluar aktivitetin për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para si hekuri, çka ka ndikuar sidomos kompanitë që punojnë me tendera, që i kishin llogaritur kostot me çmimet e vjetra.
Ndërsa konsumi i automjeteve është ulur kryesisht në zonat kufitare për shkak të përdoruesit e tyre po furnizohen në vendet fqinjë, ku nafta kushton më lirë.
Pas një politike agresive taksimi mbi naftën në këto 10 vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse. Por konsumi dhe çmimi kanë ecur paralelisht, për shkak se numri i përdoruesve të automjeteve është rritur gjatë kësaj periudhe.
Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e mallrave kudo në botë, por nga ana tjetër sjellja konsumatorë po tregon ndryshime. Në disa produkte jo jetike konsumi po bie me shpejtësi teksa shpenzimet po përqendrohen në mallrat jetike.
Sot çmimi i naftës po përcaktohen nga një Bord ku merre pjesë edhe qeveria. Sot një litër naftë është 243 lekë [rreth 2 euro] për litër ose rreth 30 për qind më e lartë se, një vit më parë.