I lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2025, Aymeric Laporte dëshiron që një ditë të veshë fanellën Barcelonës. Ndërsa klubi katalanas duket se nuk ka ndërmend të shpenzojë një shumë të madhe për këtë lojtar.
I lindur në Agen, por i larguar shumë herët në Spanjë, Aymeric Laporte i ngjiti shkallët pak e nga pak derisa u bë titullar i padiskutueshëm i Athletic Bilbao, teksa më pas u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2018. Mbrojtësi qendror është një nga lojtarët bazë të Pep Guardiolës në Premier League.
Megjithatë, emri i tij lidhet vazhdimisht me Barcelonën. Gjatë merkatos së kaluar të verës, Laporte, ishte cilësuar si një nga pistat kryesore të klubit katalanas, por transferimi nuk u bë kurrë, të paktën deri më tani.
Megjithatë sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, Aymeric Laporte dëshiron ende të veshë fanellën e “blaugrana”, në një të ardhme pak a shumë të afërt.
Duhet theksuar se Barça nuk ka ndërmend të shpenzojë aq shumë për 27-vjeçarin, ndërsa ky i fundit duhet të presë edhe disa vite për të lëvizur nga City.