Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën përforcuese antiCOVID

 438,736 total views,  1 views today

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19.

MSH thekson se doza përforcuese e vaksinës mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

“Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës.

Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

Besojuni fakteve dhe merrni edhe dozën përforcuese!”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë.