Calgary- Alberta/ A ju kujtohet artikulli për akreditimin e shkollës shqipe? Një projekt i skicuar nga profesoreshë Dr. Adriana Fishta-Bejko i cili është aprovuar nga DKGIEF (The Delta Kappa Gamma International Educators Foundation) ndërmjet shumë projekteve të tjera dhe pret zbatimin e tij.
Projekti me titull: “Fuqizimi i nënave emigrante nëpërmjet zhvillimit të shkrim-leximit ndërkulturor dhe njohjen në nivel akademik të gjuhës angleze, duke ndihmuar kështu përfshirjen e tyre në arsimimin e fëmijëve” synon të ndihmojë nënat e fëmijëve të komunitetit tonë që të përvetësojnë në nivel akademik gjuhën angleze në mënyrë të atillë që ta kenë sa më të lehtë kur të ndihmojnë fëmijët e tyre me detyrat, apo në komunikimin e zakonshëm që prindërit duhet të mbajnë me stafin e shkollës së fëmijëve të tyre.
U propozua ky projekt-piloti i cili do të adresojë nevojat gjuhësore të prindërve dhe inteligjencën e tyre ndër-kulturore si një hyrje drejt përfshirjes sa më të suksesshme prindërore në shkolla. Në bashkëpunim me shoqatën “Albanian-Canadian Association of Calgary” dhe shkollën shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Kalgari, do të organizohet kurs intensive 12 mujor me një grup nënash, të cilat do të takohen çdo të shtunë për dy orë në ndërtesën e cila përdoret nga shoqata.
Pjesë e këtij projekti do të jenë edhe workshop-et ku nënat do të informohen rreth Kanadasë dhe sistemit kanadez arsimor (modele, parime dhe element të mësimdhënies) në gjuhën amtare, workshop-e për elementë të mësimnxënies online, do të ofrojë gjithashtu trajnime të mësuesëve në të dyja kurset: fëmijët që ruajnë gjuhën e tyre të parë (shqipen) dhe nënat që mësojnë anglishten. Përgjegjësitë e pjesmarrësve në këtë studim janë si më poshtë:
Duhet të marrë pjesë aktivisht në kursin e anglishtes akademike (çdo të shtunë 3pm-5pm ndërkohë që fëmijët janë te shkolla shqipe)
Do i nënshtrohen testit të standartizuar hyrës dhe përfundues të gjuhës angleze.
Të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga shkolla shqipe.
Të mbahet një ditar dhe raportim në përfshirjen e tyre në shkollën publike të fëmijëve të tyre.
Të krijojnë një prezantim përfundimtar duke përdorur mjete elektronike në përfitim të këtij projekti në qershor 2023.
Të gjithë pjesëmarrësit të cilët duhet të jenë nëna të fëmijëve te shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave” duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në datën 7 maj 2022.