ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  54 minutes ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 1 hour ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 1 hour ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 1 hour ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Liqeni i Shkodrës bashkon sportistë nga gjithë rajoni

albnews by albnews
9 September, 2019
in Albania
0
Liqeni i Shkodrës bashkon sportistë nga gjithë rajoni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shiroka është pika e vetme turistike në pjesën shqiptare të Liqenit të përbashkët të Shkodrës i cili, për vlerat e biodiversitetit, është shpallur Zonë e Mbrojtur Ramsar.

Thuajse i braktisur pas vitit 1990, kohët e fundit Shiroka po kthehet në një prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit, kjo në saje të nismave të shoqatave joqeveritare, Bashkisë, Komunitetit Europian dhe Qeverisë Shqiptare. Pjesë e këtyre përpjekjeve është zhvillimi edhe këtë vit i garave “Triathlon Labeat”, një aktivitet që bashkoi sportistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Trajneri i ekipit të notit, Kolë Shiroka, thotë se veprimtari të tilla zhvillojnë jo vetëm sportin, por edhe turizmin.

RelatedPosts

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

“Një triathlon që zhvillohet për herë të gjashtë në Shkodër. Sigurisht, është kthyer në traditë. Shikojmë pjesëmarrje shumë masive nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe gjithë qytetet e Shqipërisë. Besoj se duhet të shtrihet dhe të financohet, për arsye se ka mbetur në kuadër të një sporti inisiativash dhe vullnetarësh ku Klid Hoti po jep maksimumin. Duhet të mbështetet, sigurisht nga Komiteti Olimpik, Qeveria Shqiprare, Bashkia Shkodër, etj. që të marrin përmasa më të gjëra.”

Për organizatorët dhe pjesëmarrësit në garat e triathlonit, pika turistike e Shirokës, në bregun shqiptar të Liqenit të Shkdorës, ofron mundësi të shumta për zhvillimin e sporteve dhe turizmit, por kërkohet edhe mbështetja e institucioneve.

Organizatori i “Triathlon Labeat”, Klid Hoti, thotë se: “ Shiroka ofron qindra mundësi. Një nga mundësitë eshtë ky triathlon që mund të bëhet një ose dy herë në vit. Ajo që duhet është pjesëmarrja dhe, sigurisht, mbështetja e bashkisë, të cilën e kemi pasur. Por duhet të kalojmë tek niveli tjetër, ai profesional, me jo njëqind pjesëmarrës, por me njëqind e pesëdhjetë, dyqind apo më shumë.”

Pjesëmarrës në veprimtaritë e zhvilluara në pikën turstike të Shirokës ishin edhe përfaqësueit e federatës së çiklizmit dhe triathlonit të Kosovës, të cilët vlerësojnë nevojën e një bashkëpunimi edhe më të gjërë mes sportistëve të rajonit.

Drejtuesi i Federatës së sapokrijuar të triathlonit në Kosovë, Vedat Makolli, thotë se me shoqatën e triathlonit në Shkodër kanë synime të përbashkëta.

“Pretendojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë për krijimin e federatës shqiptare të triathlonit dhe të marrim pjesë edhe në garat ndërkombëtare. Pse jo, të fitojmë edhe medalje ndërkombëtare duke e ditur se triathloni është një sport në rritje, që radhitet si sporti numër katër në botë dhe që është duke u zhvilluar me ritme shumë të shpejta.”

Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është më i madhi në rajonin e Ballkanit, me një larmi të madhe të biodiversitetit. Në përpjekje për të zhvilluar bregun e liqenit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nisi një vit më parë punën për rikonstruksionin e sheshit të Shirokës por, për shkak të mosmarrëveshjeve me Bashkinë e Shkodrës, punimet janë ndërprerë disa herë duke u zgjatur tej afatit të përcaktuar, që ishte muaji prilli i këtij viti/VOA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result