Aksident në Shkodër, humbin jetën dy turistë të polakë

albnews
By
1 Min Read

Dy turistë polakë humbën jetën mesditën e së premtes, si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi në Kryebushat, ku u përfshinë një mjet tip Golf dhe motori me të cilin udhëtonin dy turistët.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për këtë arsye, çifti i polakëve që udhëtonte në motor morën plagë të rënda të cilave nuk arritën ti mbijetonin.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article