Grupi i investitorëve “RedBird Capital Partners” është duke rivalizuar “Ivestcorp” nga Bahreni, ku tani ka hyrë në bisedime me krerët e gjigantit italian, AC Milan, për të arritur një marrëveshje për blerjen e klubit.
“RedBird” është një investitorë në “Fenway Sports Group”, të cilët janë pronarët e Liverpoolit dhe klubit të bejsbollit Boston Red Sox, ndërsa ka edhe përqindje të aksioneve edhe në klubin francez, Toulouse.
Lajmi është konfirmuar nga mediat angleze, ku “Sky News” raportoi që “RedBird” ka kontaktuar me grupin e investitorëve amerikanë “Elliott”, të cilët janë pronarët aktual të Milanit.
Investitorët nga Bahrain, “Investcorp” kanë qenë në bisedimet të vazhdueshme me krerët e Milanit, por kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje dhe ky privilegj raportohet se tani ka skaduar qysh me fillim të muajit maj.
Ndërkaq, një burim tjetër ka treguar se bisedimet mes “Investcorp” dhe “Elliott”, për të arritur një marrëveshje që cilësohet që kap shumën e 1.26 miliardë dollarësh duke përfshirë borxhin, janë ende në vazhdim.
Momentalisht, Milani kryeson tabelën e Serie A me dy pikë më shumë se vendi i dytë, Interi, ku kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje deri në përfundim të këtij kampionati.