Shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në qytetin bregdetar duke vizituar dhe shijuar jo vetëm qytetin por dhe gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit.
Zyrtarisht Bashkia çel sezonin veror në darë 12 Maj, por pushuesit nuk kanë pritur këtë datë për të vizituar Vlorën, ata kanë mbushur strukturat akomoduese plot këtë fundjavë, për shkak edhe të çmimeve konkurruese.
Pavarësisht situates se luftës në Ukrainë apo dhe kushteve jo të mira atmosferike turistët besnikë të jugut janë shqiptarët e Kosovës.
Për ta Vlora është destinacion i cili është vizituar edhe me parë, por kënaqësia që gjejnë në këtë qytet bën qe të rikthehen.
Ende është herët për të pasur fluks të turistëve të huaja, por sipas kryetarit të operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedinit, ka shpresa për një sezon turistik të mbarë me heqjen e kufizimeve prej Covid-19.