ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja 2 hours ago
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë  2 hours ago
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër 3 hours ago
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit 7 hours ago
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA, rritje dramatike e ndihmës për Ukrainën

albnews by albnews
11 May, 2022
in Bota
0
SHBA, rritje dramatike e ndihmës për Ukrainën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të martën 40 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Senati pritet ta miratojë atë brenda javës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, votimi pason nënshkrimin e një ligji nga ana e Presidentit Biden që përshpejton dërgimin e armëve në Ukrainë.

Ndërsa lufta vazhdon e ashpër në Odesa dhe qytete të tjera të Ukrainës, SHBA po e rrit në mënyrë dramatike ndihmën për këtë vend.

RelatedPosts

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

Vetëm dy muaj pasi Kongresi miratoi 13.6 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën, Presidenti Biden, duke paralajmëruar se financimi për ndihmën ushtarake po mbaronte, kërkoi 33 miliardë dollarë të tjerë.

“Kostoja e kësaj lufte – nuk është e vogël – por dorëzimi para agresionit do të ishte më i kushtueshëm. Prandaj ne po vazhdojmë mbështetjen”, tha presidenti Biden kur propozoi paketën e re të fondeve.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se presidenti rus Vladimir Putin duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë dhe lufta në Ukrainë ka ngecur.

Demokratët shtuan edhe 7 miliardë dollarë të tjerë pasi thanë se 33 miliardë dollarë nuk ishin të mjaftueshme.

“Rusisë do t’i mbarojnë paratë. Atyre do t’u mbarojnë arsenalet ushtarake. Ne duhet të sigurohemi që Ukrainës të mos i mbarojnë fondet, që Ukrainës të mos i mbarojnë arsenalet ushtarake”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Biden nënshkroi një ligj të ngjashëm me një ligj të Luftës së Dytë Botërore, që ndihmoi vendet evropiane të mposhtnin Gjermaninë naziste.

Ligji i ri i lejon presidentit të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë. Disa analistë thonë se Presidenti Biden po mban një qëndrim gjithnjë e më të ashpër, duke patur mbështetjen si të republikanëve edhe demokratëve në Kongres.

“Pasojat e mbështetjes ushtarake pa kufizime për Ukrainën, pa një fund në horizont dhe mundësia e zgjatjes së një lufte që paraqet rreziqe reale për sigurinë e amerikanëve është, një temë shumë serioze, që nuk është debatuar me seriozitetin që meriton në Uashington”, thotë për Zërin e Amerikës George Beebe, drejtor strategjie në Institutin Quincy për Qeverisje të Përgjegjshme.

Ndërkohë, Kongresi nuk mundi të binte dakord për fondin prej 22.5 miliardë dollarësh të propozuar për të luftuar COVID-19, përfshirë 5 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj pandemisë dhe e hoqi atë nga paketa e Ukrainës.

“E hoqëm sepse donim ta miratonim me shpejtësi ndihmën për Ukrainën. Kjo nuk duhet parë si një nënvlerësim i problemit të COVID-it. Por në këtë moment çështja e Ukrainës është më urgjente dhe më sfiduese se sa ajo e COVID-it”, tha senatori republikan James Risch.

Po të martën, kryeministri italian Mario Draghi ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe përcolli mesazhin se evropianët duan një fund diplomatik të konfliktit.

“Njerëzit dëshirojnë që të ekzistojë mundësia për arritjen e një armëpushimi dhe rifillimit të negociatave të besueshme”, tha ai.

Zoti Biden nuk u bëri jehonë komenteve të kryeministrit Draghi dhe zyrtarët amerikanë nuk besojnë se Rusia është e gatshme të bisedojë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

24 November, 2025
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

24 November, 2025
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

24 November, 2025
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result