E pabesueshme në “Old Trafford”, thyhet rekordi sezonal i tifozëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmje historike në Angli, ku përveç sfidave të Premier League-s, u luajt edhe finalja e “FA Youth Cup” (Kupa e skuadrave të të rinjve).

Në fakt, në “Old Trafford” ishin të pranishëm mbi 70 mijë shikues për të ndjekur ndeshjen mes “Djajve të Kuq” dhe Nottingham Forest (3-1). Rreth 6 mijë tifozë, në fakt, kishin prerë biletë për të përkrahur skuadrën mike.

Një shifër e pazakontë për një ndeshje të këtij niveli, sidomos duke pasur parasysh që luhet në mesjavë, çka e bën këtë sfidën më të ndjekur këtë sezon në çdo nivel, përfshirë edhe Premier League.

Ky rekord u favorizua nga fakti që vetëm “Old Trafford” dhe Wembley kanë një kapacitet prej më shumë se 65,000 spektatorësh mes impianteve angleze.

Share This Article