Analistët presin që Tajvani të jetë ndër çështjet kryesore të axhendës së këtij takimi. Xi mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ushtruar presion mbi Trumpin që të ndalojë shitjet e armëve në ishullin e vetëqeverisur.
“Shqetësimi është se Trump mund të dorëzohet, në një farë mënyre, kur Xi Jinping ta shtyjë siç bën gjithmonë për këtë çështje”, thotë Julian Gewirtz, një ish-drejtor i lartë për Çështjet e Kinës dhe Tajvanit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
SHBA-të e mbështesin politikën e Një Kine të Vetëm, por mbajnë marrëdhënie të forta dhe jozyrtare me Tajvanin – dhe kanë një detyrim ligjor t’i sigurojnë ishullit mjetet për të mbrojtur veten.
Ndërsa presidentët amerikanë i janë përmbajtur kësaj perspektive për dekada të tëra, Trump “nuk e ka parë Tajvanin në të njëjtën këndvështrim”, i thotë Gewirtz BBC-së.
“Në momente të ndryshme, ai është ankuar për Tajvanin si dominues në industrinë e gjysmëpërçuesve”, tha ai, duke shtuar se presidenti ka theksuar gjithashtu se Tajvani, gjeografikisht, është shumë më afër bregdetit kinez sesa SHBA-së.

