Britania: G-7 t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe u bëri thirrje vendeve të G7-ës sot që të rrisin presionin ndaj Kremlinit duke dërguar më shumë armë në Ukrainë dhe duke zgjeruar sanksionet kundër Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë e rëndësishme është në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin ndaj Vladimir Putinit duke i dërguar më shumë armë Ukrainës dhe duke zgjeruar sanksionet”, u tha gazetarëve Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, gjatë rrugës për në takimin e ministrave të Jashtëm të G-7.

“Uniteti i G-7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta bërë këtë”, shtoi ajo.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është nikoqire e takimit tre-ditor në resortin Weissenhaus të Detit Baltik për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë dhe për të trajtuar pasojat e saj rajonale dhe globale.

Në takim, gjithashtu po marrin pjesë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe ministri i Jashtëm moldav, Nicu Popesku.

Share This Article