Presidenti finlandez e telefonoi sot homologun rus për t’ia konfirmuar se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Sauli Niinisto thuhet t’i ketë thënë Putinit se si lëvizjet e fundit nga Rusia, së bashku me pushtimin e Ukrainës, “kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.
“Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa tone të larta. Shmangia e tensioneve konsiderohej e rëndësishme”, thotë Niinisto, raporton skynews.
Ndërkohë, Putin ka pohuar se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral do të ishte një gabim.
“Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dyja vendeve, të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit”, deklaroi Putin.
Kujtojmë se liderët e vendit e kanë të qartë se Finlanda dëshiron të jetë pjesë e aleancës verioro-atlantike.
Ndryshe, Suedia pritet të ndjekë të njëjtën rrugë gjatë ditëve të ardhshme.