ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 3 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 6 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 9 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 11 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 16 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Anglia mposht Kosovën

albnews by albnews
10 September, 2019
in Kosova, UK
0
Anglia mposht Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Anglia e ka mundur Kosovën 5:3 në një ndeshje triller kualifikuese për Euro 2020, duke ia ndërprerë ecurinë gati dyvjeçare pa humbje kombëtares verdhekaltër.

Para se ta vizitonte Southamptonin të martën në mbrëmje, Kosova kishte shënuar 10 fitore dhe kishte barazuar pesë herë të tjera në 15 ndeshjet e fundit, raporton Gazeta Express.

RelatedPosts

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2:0) për Kupën e Botës 2018.

Por, Raheem Sterling me një paraqitje brilante, duke shënuar një gol dhe krijuar tri gola të tjera, i ndihmoi “Tre luanëve” të fitojnë dhe ta ruajnë rekordin pa humbje që prej vitit 2009 në ndeshje kualifikuese për Euro apo Botëror.

Skuadra e Gareth Southgate mbetet lidere e Grupit A me pikë maksimale nga katër ndeshje. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret në pozitën e tretë më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë në vendin e dytë. Kjo pasi Çekia e mundi 3:0 Malin e Zi.

Takimi nisi furishëm dhe Kosova kaloi në epërsi falë një gabimi të mbrojtësit anglez Keane. Vedat Muriqi e vodhi topi dhe asistoi te Valon Berisha që shënoi pas 50 sekondave lojë.

Përgjigja e Anglisë ishte e shpejtë me Raheem Sterling që shënoi me kokë në minutën e 7-të.

Anësori i Manchester City pastaj asistoi për Harry Kane, i cili e mposhti Mërgim Vojvodën dhe portierin Arijanet Muric, duke i dhënë epërsinë anglezëve për herë të parë në takim në minutën e 19-të.

Gjërat u vështirësuan për vizitorët, pasi brenda shtatë minutave morën tre gola. Vojvoda shënoi në portën e vet, para se Jordan Sancho të shënonte dy herë në minutat 44’ dhe 45’.

Kombëtarja dardane u rikthye furishëm në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Valon Berisha me golin e dytë personal e mposhti Jordan Pickfordin në minutën e 49-të, para se Vedat Muriqi të shënonte nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë gjashtë minuta më vonë.

Vendasit kanë mundur ta thellonin epërsinë sikur Harry Kane të shënonte nga penalltia në minutën e 65-të. Por, Muric e lexoi dhe e mbrojti gjuajtjen e sulmuesit anglez.

Muric pati një paraqitje fantastike në pjesën e dytë duke bërë disa pritje të mëdha. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result