Southgate: Kosova ka potencial të kualifikohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka theksuar se lojtarët e tij bënë gabime të mëdha, por që sulmi u tregua shkatërrues.

Anglia e mundi sonte Kosovën 5:3 në Southampton, në garat kualifikuese për Euro 2020.

Ai tha se Kosova ka potencial të kualifikohet, ndërsa i porositi lojtarët që të jenë të kënaqur me ekipin e tyre.

I pyetur pas ndeshjes për lojë, Southgate tha se loja ishte e vështirë për shkak të gabimeve të shumta.

“Ishte lojë bizare vërtet. Kishte shumë gabime të tmerrshme për gola, por unë jam i kënaqur për lojën që treguam. Loja jonë në sulm ishte shkatërruese dhe luajtëm mirë me topin. Gabimet ishin të qarta, duhet të jemi më të mirë”, tha Southgate.

Grupit A i prinë Anglia, kurse Kombëtarja dardane bie në pozitën e tretë në grup me një pikë më pak se Republika e Çekisë.

Share This Article