Kylian Mbappe ka filluar ngadalë thyejë heshtjen rreth të ardhshmes së tij.
Tashmë është e ditur se kontrata e tij me Paris Saint-Germain përfundon më 30 qershor dhe ende nuk e ka bërë publik ende vendimin e tij.
Sulmuesi francez ka bërë të ditur se ai do ta kumtojë vendimin për të ardhmen para ribashkimit me Francën në Ligën e Kombeve, edhe pse thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt, është pothuajse e vendosur”.
“Ky nuk është momenti i duhur për të shpallur të ardhmen time, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, ka deklaruar Mbappe.
Real Madridi thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me sulmuesin 23-vjeçar, me një pagë që mund të shkojë deri në 100 milionë euro në sezon në bazë të bonuseve.