Gabriel Aranda, një tifoz i çuditshëm i skuadrës argjentinase Racing Club de Avellaneda, mori një “hajmali” shumë jokonvencionale me vete për ndeshjen e ekipit të preferuar, në gjysmëfinale të garës lokale me Boca Juniors.
Megjithatë, Aranda ishte ndoshta më i interesuar se duhej tek ajo që ndodhte në fushë, teksa solli në tribunë kafkën e gjyshit të tij të ndjerë.
“Ky është gjyshi im, Valentin Aguilera”, tronditi ai kur u pyet nga një gazetar. “Ai ka bëri tifo për Racing deri në vdekje. E mora kafkën me vete në këtë ndeshje sepse e dua klubin dhe gjyshin tim. Ai do të donte të ishte këtu”.
Po si ia doli ta sillte kafkën në stadium? “Me besimin dhe dashurinë e Racing. Gjyshin e mbaj në zemër kudo”, deklaroiai duke e puthur kafkën e të ndjerit.
Mirëpo, “prania” e gjyshit të fansit nuk i solli fat Avellanedës. Pas barazimit pa gola, erdhi koha për penallti. Dy gjuajtës të Racing dështuan nga pika e bardhë dhe Boca Juniors festoi kalimin në finale, pasi fitoi 6-5 me penallti dhe do të përballet me Tigrat të dielën.
Kjo nuk është hera e parë që ai e bënë një gjë të tillë, por kësaj radhe e kishte futur edhe në stadium.