ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 10 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 13 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?

albnews by albnews
17 May, 2022
in Bota
0
Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik për të kërkuar hyrjen në NATO. Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur besimin se aleanca do të vendosë të pranojë me shpejtësi Suedinë dhe Finlandën. Por, deklarata e zotit Erdogan sugjeron se rrugëtimi i këtyre dy vendeve nuk do të jetë i lehtë.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Miratimi nga Turqia është i rëndësishëm pasi NATO-ja i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare mund të vendosë veton kundër anëtarësimit të një vendi të ri.

Qeveria e zotit Erdogan mendohet se do ta shfrytëzojë aplikimin e dy vendeve për të marrë konçesione dhe garanci nga aleatët.

Në vazhdim i hedhim një vështrim pozicionit të Turqisë, përfitimeve që ajo mund të marrë, por edhe pasojave që mund të ketë.

ÇFARË PROBLEMI KA TURQIA ME DY APLIKIMET PËR ANËTARËSIM?

Turqia, vendi që ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO, ka qenë tradicionalisht në mbështetje të zgjerimit të NATO-s, me besimin se politika e dyerve të hapura forcon sigurinë evropiane. Turqia është shprehur p.sh. në favor të një perspektive anëtarësimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kundërshtitë e zotit Erdogan për Suedinë dhe Finlandën burojnë nga pakënaqësitë e Turqisë me Stokholmin – dhe më pak me Helsinkin – për mbështetjen që mendon se i jep Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e shpallur e jashtëligjshme në Turqi, si dhe grupit të majtë ekstremist DHKP-C, dhe mbështetësve të klerikut mysliman me qëndrim në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se orkestroi puçin e dështuar ushtarak në vitin 2016.

Shumë kurdë dhe azilantë të tjerë kanë gjetur strehë në Suedi gjatë dekadave të fundit. Atyre iu janë shtuar rishtazi edhe anëtarët e lëvizjes Gulen. Sipas mediave shtetërore turke, Suedia dhe Finlanda kanë refuzuar ekstradimin e 33 personave të kërkuar nga Turqia.

Ankaraja, e cila shpesh i akuzon vendet aleate se mbyllin sytë ndaj shqetësimeve të saj të sigurisë, është zemëruar edhe nga kufizimet e vendosura ndaj shitjes për Turqinë të paisjeve ushtarake. Kufizimet u vendosën nga vendet e BE-së, ndër to edhe Suedia dhe Finlanda, pas operacionit ushtarak të Turqisë në Sirinë veriore në vitin 2019.

Duke justifikuar më tej kundërshtimin e tij, zoti Erdogan thotë se vendi i tij nuk duhet të përsëri “gabimin” që bëri Ankaraja kur ra dakort të ripranohej Greqia në strukturën ushtarake të NATO-s, në vitin 1980. Ai thotë se kjo i mundësoi Greqisë “të mbante një qëndrim kundër Turqisë” me mbështetjen e NATO-s.

ÇFARË MUND TË PËRFITOJË TURQIA?

Mendohet se Turqia do të përpiqet të negociojë një marrëveshje kompromisi, sipas së cilës dy vendet do të godisnin PKK-në dhe grupet e tjera, në shkëmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e tyre në NATO.

Një kërkesë kryesore pritet të jetë që ato të ndalin çdo lloj mbështetjeje për një grupim të kurdëve sirianë, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG). Ata janë aleatë të Perëndimit në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore, por Turqia i percepton si një zgjatim i PKK-së.

Zoti Erdogan mund të përpiqet gjithashtu që ta përdorë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për të marrë konçensione nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë. Turqia kërkon të bëhet sërish pjesë e programit të avionëve ushtarakë F-35 që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Ajo u përjashtua nga programi pasi bleu sistemet ruse të mbrojtjes me raketa S-400. Nëse nuk bëhet dot pjesë e programit për avionët F-35, Turqia dëshiron të blejë një seri të re avionësh luftarakë F-16 për të përmirësuar forcat e saj ajrore.

Kërkesat e tjera mund të përfshijnë dhënien fund të një embargoje jozyrtare ndaj armatimeve që aleatët i shesin Turqisë; konçensione nga vendet anëtare të BE-së për aplikimin e pasuksesshëm të Turqisë për anëtarësim; si dhe fonde të mëtejshme për ta ndihmuar vendin që të mbështesë 3.7 milionë refugjatët sirianë.

SI NDIKON KJO TEK IMAZHI I TURQISË NË PERËNDIM?

Kërcënimi i Turqisë se do të vendosë veton ka gjasa të dëmtojë pozitën e saj në Uashington dhe në të gjitha vendet e NATO-s, duke përforcuar imazhin e një vendi që po bllokon zgjerimin e aleancës për përfitime për veten. Me një lëvizje të tillë, Turqia rrezikon gjithashtu të zhbëjë imazhin që fitoi duke furnizuar Ukrainën me dronët luftarakë Bayraktar TB2, të cilët u bënë një armë efikase kundër forcave ruse.

“Turqia do të shihet si një vegël e Putinit brenda NATO-s”, thotë Soner Cagaptay, ekspert për Turqinë në Institutin Washington. “Nuk do mbajë mend njeri kundërshtimet për shkak të PKK-së. Të gjithë do të përqëndrohen tek fakti që Turqia po bllokon zgjerimin e NATO-s. Do të prishë imazhin e Turqisë në NATO”.

Zoti Cagaptay thotë se pengesat që ngre Turqia mund të prishin edhe tendencën pozitive që kishte filluar të krijohej në Uashington për shitjen e avionëve F-16. “Nuk e shikoj se si do të realizohej kjo shitje tashmë”, thotë ai.

A PO PËRPIQET TURQIA TË QETËSOJË RUSINË?

Turqia ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe me Ukrainën dhe është përpjekur t’i ruajë të balancuara këto lidhje. Turqia nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, ndërkohë që e mbështet Ukrainën me dronët që ia ndaluan Rusisë të fitojë superioritetin në ajër.

“Fakti që Erdogani po e devijon qëllimisht procesin (e NATO-s) sugjeron se ndoshta po përpiqet të balancojë mbështetjen e fortë ushtarake që Turqia i ka dhënë Kievit, me mbështetje politike për Rusinë”, thotë zoti Cagaptay.

Një tjetër politikan kryesor turk ka shprehur shqetësimin se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë mund të provokojë Rusinë dhe mund të ushqejë më tej luftën në Ukrainë. Devlet Bahceli, udhëheqës i një partie nacionaliste aleate me zoti Erdogan, tha se opsioni më i mirë do të ishte që dy vendet nordike të liheshin “në pritje në paradhomë”.

A MUND TË NDIKOJË KJO TEK POZITA E ERDOGANIT BRENDA VENDIT?

Udhëheqësi turk po përjeton një rënie të mbështetjes në vend për shkak të ekonomisë së dobët, inflacionit shumë të lartë dhe krizës së shtrenjtimit të jetesës.

Një ngërç me vendet perëndimore për shkak të çështjes emocionale të ndihmës që mendohet se i jepet PKK-së, mund ta ndihmojë zotin Erdogan të rrisë mbështetjen që gëzon dhe të bashkojë votat nacionaliste përpara zgjedhjeve që janë planifikuar të zhvillohen në qershor 2023.

“Me një mbështetje të lëkundur brenda vendin, në një kohë kur Turqia po hyn në një cikël jetik elektoral, Erdogani kërkon një profil më të lartë ndërkombëtar, në mënyrë që t’i demonstrojë rëndësinë e tij globale votuesve turq”, shkruajti analistja Asli Aydintasbas në një artikull të publikuar në Këshillin Evropian mbi Marrëdhëniet me Jashtë.

/Zëri i Amerikës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result