• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Një muaj para se të vdiste, Qosiq kishte thënë: Kosovën e kemi humbur, Serbia t’i kthehet Putinit

Një muaj para se të vdiste, Qosiq kishte thënë: Kosovën e kemi humbur, Serbia t’i kthehet Putinit

by albnews
18 May, 2022
in Kosova
0
4
VIEWS

Akademiku serb, Dorica Çosiq, një muaj para se të vdiste (2014) kishte dhënë intervistën e fundit, në të cilën ka folur për Kosovën, luftërat, Vladimir Putinin, Sllobodan Millosheviqin.

 “Mësimi im thotë: nuk ka më luftë për serbët. Ne nuk duhet të luftojmë më. Nuk kemi më potencial biologjik dhe as patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistencës sonë. Bëni kompromise, devijoni nga parimet nëse paqja duhet të ruhet. Betejat humbasin dhe fitohen në kohën e tyre. Në histori, ato kanë fatin e tyre në kohë. Historia mund t’i mohojë. Jo vetëm tonat, sigurisht. Merrni për shembull luftërat, revolucionet e Napoleonit… Çfarë ishte e përjetshme? “, kishte thënë në atë kohë Çosiqi në një intervistë për “Nedeljnik”, pjesë të së cilës ka publikuar gazeta “Mondo”.

Në konstatimin se heronjtë e tij në roman, po aq sa të gjithë ne [serbët] në histori, lavdërojmë miqësinë me aleatët, Çosiq atëherë përmendi presidentin rus Vladimir Putin.

 “Aleati ynë i vetëm i vërtetë në kuptimin që përmendët sot mund të jetë Putini. Dhe vetëm ndërsa Putini është putinist. Unë nuk shoh figurë tjetër. Zonja Merkel është agresive dhe ajo jo vetëm që vepron me pasionin politik, por edhe revanshist. Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj. Dhe nëse rruga e Serbisë përcaktohet vetëm nga investimet e huaja, pa ide dhe besim në zhvillimin e saj të ekonomisë, atëherë kam frikë se deri ku do të mund të shkojmë në atë rrugë”, tha Çosiq.

Më pas Çosiq ka theksuar se kjo nuk do të thotë se Serbia duhet të kthehet drejt Lindjes dhe Rusisë.

 “Jo Lindjes, por Putinit. Nuk më kuptuat mirë. Pra, Putint dhe atë derisa është putinist dhe jo vetëm Rusisë. Ne duhet të dimë se asnjë akt historik nuk është përfundimtar. Asnjë. Ata po ndryshojnë, dhe në raport për ta po ndryshojnë mundësitë”, kishte thënë Çosiq.

Duke folur për Kosovën, Çosiq tha se për të është zgjidhur çështja e Kosovës.

 “Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si krahinë jugore serbe. Ne e humbëm Kosovën në luftën me shqiptarët. Nëse kjo është përfundimtare, nuk mund të gjykojmë sot, sepse askush nuk e di se si mund të sajohet historia evropiane dhe ballkanike në shekujt e ardhshëm. Ose shekullin. Politika jonë nacionale ndaj Kosovës ishte e lidhur me çlirimin e Serbisë Jugore dhe Maqedonisë. Çështja e Kosovës u identifikua me çështjen maqedonase. Maqedonia u bë shtet pas Luftës së Dytë Botërore, po ashtu edhe Kosova ishte e humbur politikisht në luftën e  vitit 1999, dhe për atë çështje nuk duhet harxhuar as një atom të forcës. Unë e këshilloj brezin tuaj që të mos harxhojë energji për çështjen e Kosovës, sepse historia e ka zgjidhur atë përtej jush. Nuk mund të ndikoni më në rezultatet e tij”, tha Çosiq.

Duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit, ai thotë se ish-presidenti i Serbisë nuk ka pasur ndonjë mundësi serioze për zgjidhjen e çështjeve kombëtare.

 “Së pari ishte komunist, dhe së dyti, ishte titist. Në fund: situatën evropiane e vlerësoi shumë jo realisht. Nuk kishte aftësi dhe gatishmëri për të parë dhe kuptuar konstalacionin evropian. Aty bëri gabime të mëdha. Krejtësisht gabimisht e orientoi politikën tonë të jashtme. Ai është politikani i disfatës sonë kombëtare. Millosheviqi është në një farë mënyre figura më tragjike në historinë serbe. Për fatin. Në fund të fundit, mendoj se ai u vra. Dhe jeta e tij është tragjike dhe politika e tij është tragjike. Unë kam qenë kundërshtari i tij, ne kemi qenë krejtësisht të ndryshëm në politikë, por kur e mendoj sot, ai njeri është gjithashtu një viktimë e historisë sonë. Nuk e di se kush do të kalonte më mirë pot ë ishte në vendin e tij në atë kohë”, tha Çosiq.

Duke kujtuar kohën kur vetë Millosheviqi jepte shpresë se ai mund të jepte dorëheqjen në një moment të sundimit të tij, Çosiq thotë: “Propozimi të bëhem president erdhi nga Italia si përfaqësues i Bashkimit Evropian, të cilin unë e pranova me kusht që të hiqen sanksionet ndaj Serbisë dhe që Millosheviqi të jepte dorëheqjen. Millosheviqi tha se do ta bënte. Të njëjtën gjë ia tha Milan Paniqit. Dhe ai e mashtroi njërin dhe tjetrin. Dhe premtimi i tij ‘po, do të tërhiqem’ zgjati dy-tri ditë dhe më pas tha: ‘nuk dua, më zëvendësoni’. Unë nuk kisha parti, opozita nuk më mbështeti dhe nuk mund t’i bëja asgjë”.

Lidhur me atë se cili është interesi më i madh kombëtar serb sot, Çosiq tha se “paqja është gjëja më e rëndësishme”.

 “Edhe zhvillimi ekonomik. Nuk i keni dy jetë, ai u takon tani juve dhe nëse nuk e realizoni veten, jeni të humbur. A jeni vërtetë të dënuar të jetoni në një vend pa punë dhe a i ofrohet brezit tuaj një udhëtim jashtë vendit si dëmshpërblim për këtë mjerim? Është një dënim i tmerrshëm për një brez. Nuk keni faj për politikën e gjyshit tuaj, babait tuaj dhe timen. Dhe ju po vuani padrejtësisht”, tha Çosiq.

Akademiku serb Dobrica Çosiq i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ishte president i Jugosllavisë në periudhën 1992-1993. Ai vdiq më 18 maj 2014.

Previous Post

Finlanda e Suedia aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Next Post

Vazhdon skandali me përgjimet në futbollin spanjoll: Presidenti i Federatës Spanjolle thellë i zhytur në to

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Next Post
Vazhdon skandali me përgjimet në futbollin spanjoll: Presidenti i Federatës Spanjolle thellë i zhytur në to

Vazhdon skandali me përgjimet në futbollin spanjoll: Presidenti i Federatës Spanjolle thellë i zhytur në to

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM