Dyshohej si vrasës me pagesë dhe si i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez, kush ishte ‘Maneci’ që u ekzekutua në Sukth

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulohen detaje të reja për 48-vjeçarin që u vra mbrëmjen e sotme në Sukth me automatik. Arben Mërkuri Ismaili kishte pseudonimin “Maneci”.

Viktima ishte një emër i njohur për policinë. 48-vjeçari dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar.

Dyshohet gjithashtu që “Maneci” mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Informacion paraprak:

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article