Britania e Madhe njoftoi se do të vendosë sanksione të reja ndaj industrisë ajrore ruse për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Tre linjat ajrore, Aeroflot, Ural Airlines dhe Rossiya Airlines nuk do të jenë në gjendje të shesin platformat e tyre të uljes të papërdorura prej 50 milionë funte në asnjë aeroport në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme britanike.
Në deklaratë thuhet se sanksionet kanë dëmtuar aftësinë e presidentit rus, Vladimir Putin për të zhvilluar luftë dhe kanë dëmtuar zinxhirët jetik të furnizimit.
“Ne do të vazhdojmë të synojmë ekonominë ruse”
Sekretarja e Jashtme britanik, Liz Truss tha se: “Ne kemi mbyllur tashmë hapësirën tonë ajrore për linjat ajrore ruse. Për sa kohë që Putini vazhdon sulmin e tij barbar ndaj Ukrainës, ne do të vazhdojmë të synojmë ekonominë ruse”.
Duke theksuar se çdo sanksion ekonomik përforcon mesazhin e qartë që i dhanë Putinit, Truss nënvizoi se nuk do të ndalen derisa Ukraina të fitojë.
Britania i ndaloi avionët privatë rusë të përdorin hapësirën e saj ajrore më 25 shkurt pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Si hakmarrje, Rusia mbylli hapësirën e saj ajrore për avionët britanikë në të njëjtën datë.