Gjatë një takimi me disa student ukrainas, lideri ukrainas tha se faza e fundit e luftës është faza më e përgjakshme
“Faza e fundit është më e vështira dhe më e përgjakshme. Nuk mund të lejojmë të themi se lufta ka mbaruar. Nuk mund t’u bërtas ‘Ejani në shtëpi sot!’ për të gjithë ata që ikën jashtë shtetit, sepse lufta nuk ka mbaruar”, tha Zelensky.
Në të njëjtën kohë, ai siguroi se, pas përfundimit të luftës, Ukraina do t’i kushtojë vëmendje të madhe sigurisë.
“Ne do të ndërtojmë vendin dhe në veçanti infrastrukturat dhe teknologjitë më të mira për të garantuar sigurinë, në nivelin e Izraelit dhe vendeve të tjera udhëheqëse”, shtoi ai.