ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 1 hour ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 1 hour ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 1 hour ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 1 hour ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA?

albnews by albnews
20 May, 2022
in Shendetesi, UK
0
Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Disa raste të lisë së majmunëve janë raportuar ose dyshohen në Britani, Portugali, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara.

Përhapja ka ndezur alarmin, sepse sëmundja virale, e cila bartet përmes kontakteve të ngushta dhe është zbuluar për herë të parë në majmunë, shfaqet kryesisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Afrikës, ndërsa vetëm herë pas here diku tjetër.

RelatedPosts

Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje

Titujt e Gazetave në UK

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

 “Shumë e pazakonshme”

Lia e majmunëve është një virus që shkakton simptoma të temperaturës dhe puçrra të kuqe.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Rastet në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore.

 “Historikisht, ka pasur shumë pak raste të eksportuara. Ka ndodhur vetëm tetë herë në të kaluarën – përpara këtij viti”, thotë Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, duke shtuar se kjo “është shumë e pazakonshme”.

Portugalia ka regjistruar pesë raste të konfirmuara, ndërsa Spanja po teston 23 raste të mundshme. Asnjëra prej tyre nuk kanë raportuar raste më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar, po ashtu, një rast.

Transmetimi

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin. Megjithatë, brejtësit shihen tani si burimi kryesor midis kafshëve.

Transmetimi, këtë herë, është duke i habitur ekspertët, sepse një numër i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar – nëntë deri më 18 maj – nuk kanë asnjë lidhje të njohur me njëri-tjetrin.

Vetëm rasti i parë, i raportuar më 6 maj, ka udhëtuar së voni në Nigeri.

Duke qenë i tillë, ekspertët paralajmërojnë për transmetim më të gjerë, nëse rastet kalojnë të paraportuara.

Paralajmërimi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rastet e fundit kanë qenë kryesisht në mesin e burrave që janë vetidentifikuar si homoseksualë, biseksualë ose burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, dhe i këshillon ato grupe që të jenë të kujdesshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se shkencëtarët janë duke bërë disa studime, për të parë nëse viruset janë të lidhura.

Përse tani?

Një skenar i mundshëm pas rritjes së numrit të rasteve është rritja e udhëtimeve, pas heqjes së kufizimeve që ka imponuar pandemia COVID-19.

“Teoria ime e punës është se ka shumë [raste] në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, udhëtimet kanë rifilluar dhe kjo është arsyeja përse shohim më shumë raste”, thotë Whitworth.

Lia e majmunëve ka alarmuar virologët, sepse është në familjen e lisë, ndonëse shkakton sëmundje më pak të rënda.

Lia është çrrënjosur me vaksinim në vitin 1980, dhe që atëherë infektimet kanë rënë gradualisht.

Anne Rimoin, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, thotë se vaksinimi kundër lisë mbron edhe kundër lisë së majmunëve, andaj rënia e shkallës së vaksinimit ka çuar në rritje të numrit të rasteve në zonat ku sëmundja është endemike.

Ajo thotë se hetimi urgjent i rasteve të reja është i rëndësishëm, pasi “ato mund të sugjerojnë përhapje të reja ose ndryshime në virus”, por kjo “mbetet për t’u përcaktuar”.

Ekspertët u bëjnë thirrje njerëzve që të mos bëjnë panik.

 “Kjo nuk do të shkaktojë epidemi mbarëkombëtare siç ka bërë COVID-19, por është shpërthim serioz i një sëmundjeje serioze – dhe ne duhet ta marrim seriozisht”, thotë Whitworth./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result