Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë dhimbjen me popullin amerikan pas sulmit të një 18-vjeçari me armë zjarri në një shkollë në Teksas të SHBA-së.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se “mendimet janë me familjet dhe të rriturit, që u dhanë fund jetëve të tyre përpara kohe”.
“E lënduar nga lajmi i të shtënave në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës”, ka thënë presidentja në ‘Twitter’.
“Ne ndajmë dhimbjen me popullon amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë për këtë”, ka përfunduar Osmani.
Nga sulmi i një 18-vjeçari me armë zjarri, 18 fëmijë dhe 3 të rritur mbetën të vrarë në një shkollë në Texas.