Reshjet e intensifikuara të shiut që përfshinë qytetin e Tetovës sot e që zgjatën pothuajse një orë, kanë shkaktuar përmbytje të shumë rrugëve.
Qoftë bulevarde apo lagje brenda qytetit, që të gjitha kishin pamjen e njejtë.
Disa prej banorëve reshjet e shiut ua kanë përmbytur edhe veturat që ishin të parkuara pranë rrugëve, siç mund të përmendim, zonën e kazermës si dhe rrugën për në Falisht.
“Shiu hyri nëpër oborret tona, nëpër kate përdhesë e poashtu dhe bodrume, me mundësitë tona që kemi, me kofa u munduam ta largojmë ujin që të shmangim ndonje dëm më të madh”, kështu deklaruan disa qytetarë nga lagjet “Bllagoja Toska” dhe ” Lubo Bozhinovski-Pish”, ku vërehej qartë sitata e përmbytjes.
Reshjet e shiut dëmtuan poashtu shumë aparatura shtëpiake që qytetarët i kanë pasur nëpër hapësira të jashtme të shtëpisë dhe nëpër bodrume.
Mot me shi dhe breshër ka mbajtur edhe nëpër fshatrat e Tetovës.