Momente e fundit heroike të ushtarit të vetëm ukrainas, bashkëluftëtarët e të cilit ishin vrarë nga trupat ruse në stilin e “Luftës së Parë Botërore”, janë kapur nga një dron.
Videoja është filmuar nga ajri në Noovotoshkivske në Luhansk, ku shihet një grup i separatistëve pro-rusë duke bërë të pamundurën që ta vrasin ushtarin e fundit ukrainas që kishte mbetur gjallë brenda vendmburojave, madje goditej me artileri të rëndë.
Pasi që forcat ruse kishin vrarë pjesën tjetër të ushtarëve ukrainas, ushtari i vetëm që kishte mbetur gjallë për asnjë moment nuk shfaqi shenja frike apo paniku – përkundrazi luftoi me tërë forcën kundër dhjetëra rusëve si dhe artilerisë të tyre që e godisnin vazhdimisht.
Duke parë se nuk frikësohej dhe nuk e kishte ndërmend të dorëzohej, ushtarët rusë hedhin granata dore në drejtim të ushtarit ukrainas, por ato nuk e zmbrapsën.
Ai vazhdoi luftimet duke i detyruar të ndalen për pak çaste. Madje në një moment edhe pse i plagosur në këmbë nga granatat e dorës, vazhdoi luftimet sikur të mos ishte i rrethuar nga dhjetëra rusë.
Megjithatë numri i madh i rusë e bëri të vetën, një granatë tjetër duket se e goditi dhe ai shihet në tokë i shtrirë duke mos lëvizur.