Gerry Cardinale, presidenti i “RedBird Capital Partners”, nënshkroi marrëveshjen e blerjes së shumicës së klubit të Milanit nga fondi “Elliott”.
Mungon vetëm zyrtarizimi, i cila pritet në orët në vijim, mes ditës së sotme dhe asaj të nesërme.
Shitja e Milanit u krye për një shifër rreth 1,3 miliardë euro për shumicën e aksioneve, ndërsa fondi i familjes Singer do të mbajë afërsisht 30% të aksioneve.
Një epokë e re për kuqezinjtë nga Milano, ku me pronarët e ri thuhet se mund të kenë investime dhe merkato në lartësinë e duhur.