Në media janë shtuar ditët e fundit diskutimet për një marrëveshje të mundshme midis Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Por këto qëndrime janë kundërshtuar ashpër mbrëmjen e sotme nga kryeopozitari Basha, i cili thotë se gënjeshtrat dhe sajesat bëhen për të hequr vëmendjen e njerëzve nga vjedhjet.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shprehet Basha.
Top Channel