Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropë në peshëngritje, në stilin e shkëputjes.
Edhe pse garoi në baterinë B, me 150 kg të ngritura fitoi medalje të artë. Qerimaj përfitoi nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja u skualifikua.
Calja nuk realizoi asnjë provë me 151 kg, pasi u dëmtua në shpatull që në provën e parë.