Nuk ka asnjë rast të dyshimtë në Shqipëri me linë e majmunëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se në Shqipëri, aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me linë e majmunëve.

Në “Euronews Albania”, Tomini u shpreh se laboratori virologjik i references në ISHP është brenda rrjetit të laboratorëve europiane.

Sipas saj, mostrat për çdo rast të dyshuar mund të dërgohen në dy laboratorë në Holandë osë në një laborator në Gjermani.

“Asnjë rast të dyshuar nuk ka në Shqipëri për linë e majmunëve. ISHP-ja dhe laboratori virologjik i references në ISHP, është brenda rrjetit të laboratorëve europianë. Aktualisht jemi në dispozicion për të kërkuar çfarëdo lloj mostre për çdo rast të dyshuar në 3 laboratorë, dy në Holandë dhe një në Gjermani”, tha Tomini.

Ajo tha se lija e majmunëve ka një karakteristikë e cila i shfaq të gjitha puçrat apo të gjitha pustulat në të njëjtën kohë, menjëherë pas shfaqjes së temperaturës, brenda një apo tre ditëve.

Ditën e djeshme, Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

Share This Article