Nuk kanë të ndaluar sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara.
Pas ngjarjes në një spital në Tulsa, ku u vranë 4 persona, një tjetër sulm i armatosur u regjistrua pranë një Kishe në Ames të Iowa.
Sipas të dhënave paraprake 3 persona kanë humbur jetën mes të cilëve dhe vetë agresori. Ngjarja u regjistrua në momentin kur në Kishë po mbahej një ceremoni, kur një burrë u afrua pranë parkingut dhe vrau dy gra për të qëlluar më pas veten.
Motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vijon hetimet.