Një grua angleze, e cila ka fobi dentistin, ka 10 vite që nuk bën një vizitë për dhëmbët. Rezultati është se tani ajo nuk ha dot më, për shkak se dhëmbët i janë shkatërruar plotësisht.
43-vjeçarja Cara Smith mendon se fajin e ka duhani dhe pijet me gaz, që i pëlqejnë shumë.
“Kam shumë frikë nga dentist. Dridhem kur ulem në karrige, nuk e kontrolloj dot veten. Fakti që nuk e shikoj dot se çfarë bëjnë me pajisjet e tyre, më tmerron. Frika ime ka nisur që kur nisën të bënin mpirje me gjilpëra”, tregon Smith.
“Nuk ha dot, as kosin madje. Jetoj me suplemente sepse çdo gjë e ngrohtë apo e ftohtë bën që të më dhembin dhëmbët. Rri gjithë ditën në shtëpi sepse kam turp të më shohin njerëzit kështu. Prej dhëmbëve nuk kam shkuar as te ditëlindja e vëllait tim. Që prej vitit 2018 jam në pritje që të m’i heqin të gjitha dhëmbët dhe të vendos proteza, por më kanë thënë që ka shumë radhë”, shton 43-vjeçarja.